Përdorimi i administratës publike në fushatën elektorale të Kreshnik Hajdarit në Kuçovë ka kaluar, është kthyer në një veprimtari e zakonshme.
Por, ajo që të çudit më shumë është shkelja e ligjit dhe kodit të etikës pikërisht nga ata që pretendojnë se e njohin më mirë ligjin. Kjo në foto është noterja Anila Bardhi, e cila ka qënë dhe vijon të jetë çdo ditë pjesë aktive e takimeve elektorale të Hajdarit të Kuçovës.
Anila Bardhi është edhe pjesë e listave të këshlltarëve të Këshillit Bashkiak në Kuçovë, ku mban numrin 09.
Angazhimi i saj në Partinë Socilaiste ka nisur në vitin 1996, si kordinatore në zgjedhjet vendore dhe në legjislaturën 2015-2019 noterja Bardhi ka qënë pjesë e Këshillit Bashkiak Kuçovë.
Me veprimet e kryera, noterja Anila Bardhi është në shkelje të ligjit dhe Kodit të Etikës pasi në nenin 19 të Ligjit 110/2018 “Për noterinë” i ndryshuar, thuhet qartë se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private, me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore, sipas legjislacionit në fuqi.
Këtë ligj zonja Bardhi e njeh mjaft mirë, por nuk i vjen për shtat të ndërpresë aktivitetin e saj noterial, me të cilin po rrjep prej vitesh banorët e qytetit të Kuçovës, si e vetmja notere në këtë rreth prej vitesh.
Siç edhe parashikohet nëigjin “Për noterinë”, noterja Anila Bardhi nuk mund t’i ushtrojë të dyja këto funksione, edhe noterinë edhe Këshillin Bashkiak.
Po kështu, në paragrafin 1 të Nenit 18 të ligjit “Për noterinë” thuhet qartë se kur një noter zgjidhet në një funsion publik i pezullohet liçenca për kohën e ushtrimit të funsionit.