Është vënë në pranga nënkomisari i Pustecit, Spartak Fejzaj. Burime nga policia bëjnë me dije se Fejzaj është kapur i dehur në timon, si dhe është përfshirë në një aksident.
Çështja po trajtohet nga AMP, teksa ndryshe nga ç’ndodh në raste të tjera, Policia e Korçës nuk ka dalë në asnjë njoftim në lidhje me këtë ngjarje, çka tregon se kërkon të fshehë gjithçka.
Mbetet të shihet masa që do të merret ndaj Fejzajt, i cili në fakt duhet të ishte një nga qytetarët më korrektë të Korçës, në vend që të sillet në mënyrë të papërgjegjshme.
Gjithsesi, kjo nuk hera e parë dhe as e fundit, që të mbështetur te mbrojtja e uniformës së tyre, policët marrin zemër dhe bëjnë veprime të tilla kriminale dhe të pahijshme.