Gent Strazimiri: Belo u vlerësua me titullin ‘Suma’, është si Albert Ajnshtajni, të dy mediokër por gjeni
Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri ka pohuar se Belind Këlliçi është një gjeni si Albert Ajnshtajni, pasi ka arritur të diplomohet pa shkollë të mesme.
Strazimiri shkruan se edhe Albert Ajnshtajni ka qenë mediokër në shkollë si Belua.
“A është gjení Belind Këlliçi?
Logjikisht, nëse ia ka dalë që,
* pa shkollë të mesme (?!),
* të diplomohet me “Summa Cum Laude” në një universitet amerikan
madje,
* të jetë “studenti me mesataren më të lartë në diplomim”,
… padyshim që po…🤷♂️
Rasti më i çuditshëm para këtij të Belind Këlliçi është ai i më të famshmit ndër gjenitë e shekullit të XX, Albert Einstein!
Ai, rezulton të ketë qenë një student mediokër, me rezultate edhe më mediokër në shkollë të mesme… veçanërisht në Fizikë…(?!)… dhe diplomën “Summa Cum Laude” e mori përmes çmimit “Nobel”, pikërisht në … fizikë…
Po të dëgjosh të paguarit e të pashkollëve Rama-Veliaj, Belindi nga kjo pikëpamje ia kalon edhe Einstein-it…
Për fat të keq, e vërteta është krejt ndryshe!
Belindi nuk është “gjení”!!!
Belindi është thjesht një ndër nxënësit e shkëlqyer të “Harry Fultz”, që ka vazhduar të shkëlqejë edhe në universitet, si pak të tjerë, e që sot me krenari, kurajo dhe thjeshtësi i del Zot Tiranës, qytetit të tij, përballë brezit të fundit të plaçkitësve të vjetër…
Dhe po e bën vërtetë shkëlqyer!
Po e bën aq mirë, saqë ka nxjerrë jashtë logjike edhe makinerinë e blerësve të zakonshëm, që kanë angazhuar të gjithë të bleshmit e zakonshëm, për “ta demaskuar” dhe për t’i nxjerrë në publik “fytyrën e vërtetë”…
Atë të … gjeniut….
Belindi i ka nxjerrë nga binarët vetëm përmes së vërtetës…
Kjo mbase është e vetmja gjë “gjeniale” që Belindi po jep në këtë fushatë çliruese, dhe nuk është pak!
#fitore_belindkëlliçi
#ndryshimi_në_duart_e_tua
#14_Maj”.