Vdekja e Joy-t! Pista tjetër e hetimit- Dyshohet se keniania i dha informacion lojtarit që fitoi shumë të mëdha parash në kazino

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2023

Vdekja e Joy-t! Pista tjetër e hetimit- Dyshohet se keniania i dha informacion lojtarit që fitoi shumë të mëdha parash në kazino

TIRANË– Të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Joy Ayokos. Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë