Si po i financon Arben Ahmetaj fushatën e Belos dhe sulmet ndaj Erion Veliajt, faktet dhe interesat korruptive

Kryesore

Publikuar: 29/04/2023

Si po i financon Arben Ahmetaj fushatën e Belos dhe sulmet ndaj Erion Veliajt, faktet dhe interesat korruptive

Nuk është sekret se ka një konflikt të nëndheshëm mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Molla e sherrit është inceneratori i Tiranës.

Kur Arben Ahmetajt, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe dy oligarkë dolën nga loja e interesave për inceneratorin e Tiranës, Tigri nisi bashkëpunimin me Monikën dhe disa zara mediatikë, për të hedhur baltë mbi inceneratorët dhe sulmuar shokun e tij Klodian Zoton. Ky i fundit i mbuloi udhëtimet jashtë vendit Tigrit, akomodimet në hotele me 5 yje si dhe i dha edhe një vilë në Hamallaj, madje edhe 4 milionë euro.

Objekt i sulmit të zarave mediatikë të Ahmetajt ishte edhe Erion Veliajn, duke e akuzuar se pse po zbatonte kontratën mes kompanisë së inceneratorit të Tiranës dhe Mijistrisë së Mjedisit.

Tigri e shikonte Veliaj sikur i kishte zënë vendin në çështjen e inceneratorëve, kur në fakt Bashkia e Tiranës thjeshtë po zbatonte kontratën, e cila parashikon që ndërtimi i inceneratorit përfundon në vitin 2026, por mbetjet pranohen me tarifën 29 euro / ton. Mbetjet depozitohen në landfilld dhe digjen pasi të ndizet inceneratori.

Ku qëndron afera këtu? Kemi të bëjmë thjeshtë me një histori gjobëvënie nga Arben Ahmetaj dhe Monika Kryemadhi, të cilët duan tarifën e tyre.

Por, jo vetëm kaq. Por edhe me një tentativë për të marrë biznesin e inceneratorëve.

Kujtojmë se Ahmetaj firmosi për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, por refuzoi për Tiranën, pasi pretendonte përqindje të lartë bashkë me Ilir Metën.

Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu disa ditë para se të merrej nën hetim nga SPAK, Ahmetaj shigjetoi Veliajn në emisionin Opunion.

Kur u zbulua korrupsioni i Arben Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve, korrupsion që ishte fshehur nga prokurori skraparlli i Metës (Klodian Braho), Tigri dyshoi tek Veliaj se fshihej pas.

Ka apo jo gisht Veliaj kjo është e paqartë, por e vërteta është se të gjithë zarat mediatikë që u diskretituan duke mbrojtur korrupsionin e Arben Ahmetajt tek inceneratorët, intensifikuan sulmet ndaj Veliajt dhe shokëve të Tigrit, me të cilët ishte prishur në pazare.

Nuk është rastësi që të gjithë zarat mediatikë që mbrojnë korrupsionin e Ahmetajt, sulmojnë Veliajn, sulmojnë inceneratorin e Tiranës, sulmojnë gazetarët që denoncojnë korrupsionin e të gjithë krahëve dhe shokët e Tigrit, mbështesin Belind Këlliçin.

Belo është një kandidat i dyshes Berisha-Meta. Syri, një madia e Familjes Berisha, ka marrë në mbrojtje korrupsionin e Ahmetajt dhe po shpif me mashtrues intalianë kundër Veliajt, edhe pse Veliaj, muaj më parë, e gdhinte me Çim Pekën tek zyrat e Syrit.

Nga ana tjetër, Sali Berisha mori në mbrojtje Tigrin, duke i konsideruar provat e korrupsionit të tij si një histori shantazhi mes Tigrit dhe Ramës.

Ndërkaq, dihet tashmë raporti i hershëm mes Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës. Ahmetaj ka qenë ‘kali i fundit i Trojës’ i Ilir Metës për të marrë PS-në.

Metën dhe Tigrin i lidh një sagë intetesash të errëta, korrupsioni, pastrimi patash dhe plaçkitje. Inceneratorët janë vetëm një nga fijet që mbajnë bashkë Ilir Metën dhe Arben Ahmetajn.

Në dritën e këtyre fakteve dhe rrethanave, është e natyrshme që Arben Ahmetaj të financojë fushatën e Belind Këlliçit dhe sulmet ndaj Veliajt.

Ka të dhëna që Tigri, Monika dhe Meta po mbulojnë me para zarat mediatikë që sulmojnë Veliajn, inceneratorin e Tiranës dhe mbështesin Këlliçin.

Por, çantat me para korrupsioni po hidhen për të ndikuar në rezultat në forma të ndryshme.