Shok qejfesh me Tigrin, ja pse u thirr Edi Manushi në SPAK. A ka folur për sekretet…

Dosje rozë

Publikuar: 27/04/2023

Shok qejfesh me Tigrin, ja pse u thirr Edi Manushi në SPAK. A ka folur për sekretet…

Shok qejfesh me Tigrin, ja pse u thirr në Edi Manushi në SPAK. A ka folur për sekretet…

Moderatori dhe gazetari i njohur Eduard Manushi është paraqitur këtë të martë në ambientet në SPAK.

Lajmi u pasqyrua në portale, por nuk pati detaje se pse Manushi i thirrur në SPAK.

Prapaskena mëson se Edi Manushi është thirrur për t’u pyetur rreth aferave korruptive të Arben Ahmetajt, i zbuluar tashmë si koka e inceneratorëve, bashkë me Monika Kryemadhin dhe disa oligarkë.

Nuk është më sekret që Manushi ka një raport të veçantë me Arben Ahmetajn. Madje moderatori ka qenë për një kohë të shkurtër edhe këshilltar i Tigrit.

Hetuesit janë sinjalizuar se Manushi është një dëshmitar qejfesh dhe harbimesh i Arben Ahmetajt.

Hetuesit kanë vlerësuar se dëshmia e Manushit mund të jetë e vlefshme për hetimet.

Nuk dihet se nëse Manushi është treguar i rezervuar apo ka folur për sekret e Tigrit, sidomos gjatë udhëtimeve jashtë vendit, por edhe në Shqipëri.

Kujtojmë se Arben Ahmetajt ka rekrutuar dhe blerë me para korrupsioni disa gazetarë dhe portale, të cilët po i përdor në këto ditë të vështira për të sulmuar shokët e tij si dhe gazetarët që po denoncojnë korrupsionin e tij dhe të Monika Kryemadhit.

Disa pseudogazetarë që pastrojnë para, që dyshohet se janë të lidhur me iranianët, të përfshirë në shantazh dhe korrupsion madhor, mund të përfshihen nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Arben Ahmetajt.

Theksojmë se Edi Manushi nuk ka lidhje me këtë grup, por ka qenë dëshmitar dhe shok qejfesh me Tigrin.