Një grua me kullën më të gjatë në Tiranë (58 kate), lidhjet me Bashën, Ramën, Monikën dhe grabitjen e pronave në Jug

Aktualitet

Publikuar: 27/04/2023

Një grua me kullën më të gjatë në Tiranë (58 kate), lidhjet me Bashën, Ramën, Monikën dhe grabitjen e pronave në Jug

Ajo do të ndërtojë kullën më të gjatë në Tiranë, duke sfiduar të gjithë biznesmenët dhe oligarkët.

Kulla do të jetë 58 kate dhe do të ndërtohet tek Rruga e Kavajës.

Bëhet fjalë për Mirela Papulin, pronare e kompanisë  “Classic S & J”, e themeluar në vitin 2007.

Pas saj qëndron Agron Papuli, i njohur si ‘oligarku i Ramës’, përfitues i milionave euro para publike me tendera korruptivë, i lejeve, favoreve të pushtetit etj.

Agron Papuli njihet si ‘oligarku i Ramës’, por në fakt ai ka arritur t’i mbyllë gojën dhe të blejë Partinë Demokratike, Folotoren si dhe çiftin Meta-Kryemadhin.

Për herë të fundit, PD-ja ka denoncuar në vitin 2018 aferat e Papulit. Në vitin 2019, Papuli i dha një vilë kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, që në kushte normale duhet të paguante 3 mijë euro në muaj.

Që nga ajo kohë, PD-ja e mbylli gojën.

Nuk dihet se me çfarë interesash, por Papuli ka arritur të blejë edhe heshtjen e Familjes Berisha dhe çiftit Meta-Kryemadhi,

Leja për kullën 58 kate është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit që në 28 dhjetor të vitit të kaluar. Vendimi është mbajtur i fshehtë disa javë për shkak se pas qëndrojnë intetesa të fuqishme dhe të errëta.

Tek kjo kullë ka dyshime se janë pjesë politikanë të korruptuar dhe figura të krimit.

Në qershor të vitit 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë.

Pas kompleksit qëndronin formalisht Mirela Papuli dhe Artan Dumi, të cilët mbulonin ‘ujkun’ Agron Papuli.

Pak muaj më pas, edhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, i drejtuar nga ministrja e Kulturës e asaj kohe, Mirela Kumbaro, dha miratimin për vijimin e ndërtimit, në një truall, i cili kishte probleme të theksuara me pronësinë.

Dokumentet tregojnë se origjina e tokës me sipërfaqe totale 11 mijë metra katrorë, për të cilën studio ligjore e Alket, Hysenit, “Hyseni & Associates’ ka lidhur një kontratë sipërmarrje me zhvilluesit e resortit ‘Ionian Olea”, nga e cila do të përfitonte sipërfaqe ndërtimi me vlerë miliona euro, ishte e dyshimtë.

Ndërkohë që verifikimi i mënyrës së tjetërsimit të saj prone është kryer nga një task-forcë e drejtuar nga Alket Hyseni, i cili ishte përfitues.