Një gjyshe 80-vjeçare, njerëzit e Tigrit dhe Metës karteli më i madh korruptiv i energjisë në Shqipëri, si pastrohen paratë e pista

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/04/2023

Një gjyshe 80-vjeçare, njerëzit e Tigrit dhe Metës karteli më i madh korruptiv i energjisë në Shqipëri, si pastrohen paratë e pista

Arben Ahmetaj, Ilir Meta dhe një ish politikan i nivelit të lartë, përfaqësojnë sot kartelin kryesor klientelistdhe korruptiv në Shqipëri të energjisë së rinovueshme.

Treshja është kamufluar përmes të besuarve tyre: Gerian Kuke me 8 kompani të energjisë diellore, Artan Gjokaj me HEC-e, Gëzim Veleshnja (avokati i Metës) dhe një gjyshe 80-vjeçare N. B.

Kujtojmë që Gerian Kuke dhe Artan Gjokaj u përdorën nga Arben Ahmetajt edhe për të mbuluar vilën e korrupsionit që i dha Klodian Zoto për inceneratorët në Hamallaj, vilë e cila kaloi në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Tigrit.

Kuke ishte trampolinë për kalimin e vilës nga Klod Zoto tek Erjola Hoxha, ndërsa Artan Gjokaj gjoja u bleu një apartament prindërve të zonjës Hoxha, të cilët këto para gjoja ia dhanë të bijës, për të justifikuar blerjen e vilës që është sekuestruar nga SPAK si produkt i korrupsionit të Tigrit.

Interesat korruptive në energjinë e rinovueshme nuk i lidhin rastësisht Ahmetajn, Metën dhe ish politikanin, që fshihet pas gjyshes 80-vjeçare.

Treshja qëndron edhe pas luftës për të marrë biznesin e inceneratorëve, pasi nuk dolën të kënaqur nga miliona euro që përlanë me inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Treshja po pastron miliona euro para korrupsioni në energji të rinovueshme, një biznes që sjell të ardhura të sigurta për 35 vite.

Që të tre kanë mbi 8 dosje penale të hapura në SPAK, por vetëm Tigri është marrë deri më tani nën hetim.

Treshja ka kaq shumë para, lidhje politike, fuqi korruptive saqë SPAK e ka shumë të vështirë të zbatojë ligjin.

Nëse Altin Dumani ka vullnet të zbatojë ligjin dhe të hyjë në histori, ndjekja e fijeve të intetesave dhe parave, do të çonte në zbulimin e një prej historive më të mëdha të korrupsionit dhe pastrimit të parave të treshes në fjalë, duke nisur që nga HEC-et, panelet diellore, inceneratorët, blerja e mediave, tenderat e rindërtimit, lobimet, tenderat e rindërtimit, privatizimet e pasurive publike etj.

Në vijim detaje, lidhje konkrete, kontrata, transaksione, të emra të rinj të implikuar dhe një seri faktesh korrupsioni.