Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi tha dje se po të ishte Vis Martinaj gjallë, nuk do të bëhej kurrë “ushtar” i Edi Ramës.
Sipas tij, familja e kryeministrit e ka lutur 8 vjet Martinajn të bëhej ortak në lojërat e fatit dhe nuk ka pranuar, se ai vetë ndihet djathtas, jo majtas.
“Po të ishte i lirë Vis Martinaj, po pse mund të bëhej ushtar i Partisë Socialiste? Gjallë në botë!
E ka lutur familja kryeministrore për ta bërë ortak në lojërat e fatit 8 vite dhe s’kanë mundur.
Po nuk e bën dot kush Vis Martinajn socialist”, tha Prençi, duke qenë se dihen lidhjet e tij me familjen Berisha.
Po si qëndron e vërteta?
Vis Martinaj konsiderohej klan i Shkëlzenit, por kishte lidhje të forta me klanin e bixhozit të Fatmir Xhafajt, ku përfshihej i vëllai i tij Agron Xhafaj dhe disa ortakë të tij, pjesë e një prej grupeve më të fuqishme të kokainës, që mbushi Italinë me drogë.
Martinaj ka marrë nga grupi i Xhafajt në Vlorë niptet sekondare për hapjen e lotove në Tiranë, kundrejt pagesës.
Ata kishin licencën. Martinaj ishte linja e Berishës siç edhe thotë Prençi.
Por, në shtator 2021 nisi përplasje mes Berishës dhe Bashës. Prapaskena mëson nga burime të dorës së parë se Martinaj mbështeti Lulzim Bashën, duke menduar se Basha do të mbante nën kontroll PD-në, se kishte mbështetjen e ndëkombëtarëve etj.
Zgjedhja e Vis Martinajt ishte pragmatiste. Këtu nisi edhe ftohja e tij me Shkëlzenin dhe Berishën.
Rrallëkush e kishte menduar se Berisha, duke sfiduar SHBA-të, do të merrte PD-në dhe do të nxirrte Bashën jashtë loje.
Rastësi apo jo, por pas distancimit nga Berisha, ndaj Vis Martinajt nisën goditjet, duke i eliminuar shokët një nga një.
Goditja më e rëndë ishte vrasja mafioze e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tijë mbi urë. E Fushë Krujës.
Jo rastësisht, Sali Berisha mbajti një qëndrim të zbutur dhe të tërhequr për këtë ngjarje të rëndë dhd më pas për zhdukjen e vetë Vis Martinajt.
Berisha mbylli njërin sy. Akuzoi Ramën, duke e ditur se Vis Martinaj kishte qenë i Shkëlzenit, por kishte kaluar te Basha.
Berisha nuk mund të akuzonte Bashën, pasi ky i fundit mund të fliste dhe të tregonte të vërtetën.
Përplasja me Ramën
Burime serioze kanë theksuar për Prapaskenën se Vis Martinaj i ka telefonuar edhe Edi Ramës, duke e kërcënuar me jetë, për protagonizëm, por edhd për pronat e dajave të tij në Palasë që Rama po ua jepte oligarkëve.
Martinaj ka menduar se Rama do të trembej, por ka ndodhur e kundërta.
Rama i ka dhënë një mesazh Martinajt duke e paralajmëruar se do t’i dilte në ëndërrat më të këqija. Komunikimi ka qenë i tensionuar, i mbushur me sharje dhe kërcënime të ndërsjella. Sipas burimeve, Martinaj është befasuar nga qëndrimi i Ramës.
Për shkakun e përplasjes ka dy versione. Sipas versionit të parë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të largojë Gent Prizrenin dhe disa biznesmenë nga prona e dajave të tij në Palasë.
Sipas versionit të dytë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të mbajë larg Olsin nga lojërat e fatit. Nuk përjashtohet mundësia që Shkëlzeni dhe Xhafaj ta kenë fryrë Vis Martinajn kundër Ramës.
Rama tentoi ta largonte Xhafaj nga politika, por e ndihmoi Erion Veliaj duke i dhënë 11 mijë vota, duke thyer hersin.
Pas përbetimeve në telefon, Vis Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Edi Ramës. Ka pasur edhe përplasje mes eskortës së Martinajt dhe eskortës së Ramës, incidente që janë mbajtur të fshehta.
Për këto përplasje ka folur disa herë gazetari Artan Hoxha.
Garda e Republikës blindoi Surrelin vetëm për shkak të Vis Martinajt. E gjithë rruga që përshkohej nga makina e kryeministrit kontrollohej për ekspozivë të mundshëm apo atentatorë.
Kjo është një arsye më shumë për të besuar se në eliminimin fizik të anëtarëve të grupit të Martinajt, një nga një, mund të ketë dorë edhe shteti. Struktura të shtetit mund të mos kenë marrë pjesë në asgjesimin e grupit dhe zhdukjen e Martinajt, por mund të mbyllin njërin sy.