Meta-Berisha denoncojnë punësimin e gruas së Tritan Shehut në Bashkinë Tiranë, ja se ‘prasi’ nuk bën fushatë për Belo Ezmerin

Kryesore

Publikuar: 19/04/2023

Meta-Berisha denoncojnë punësimin e gruas së Tritan Shehut në Bashkinë Tiranë, ja se ‘prasi’ nuk bën fushatë për Belo Ezmerin

Zëdhënësja e fushatës së Tiranës të koalicionit të nongratave, i quajtur “Bashkë Fitojmë”, Silvi Bardhi, ka denoncuar punësimet nepotike, sipas saj, në Bashkinë e Tiranës.

Pushteti aktual nuk ka shumë ndryshim nga pushteti i nongratave sa i takon punësimeve aktuale.

Duket se qëllimi i Berishës dhe Metës nuk është denoncimi i punësimeve nepotike, por t’i japin një mesazh deputetit të Rithemelimit, Tritan Shehu, i cili nuk po angazhohet në fushatë për Belind Këlliçi, i quajtur ndryshe Belo Ezmeri.

Tritan Shehu, me hotel në Tiranë dhe vila në bregdet, po mban një qëndrim neutral në fushatë, pasi gruaja e tij, Aida Shehu, punon në Bashkinë e Tiranës me pagë mbi 1 milionë lekë në muaj.

Natyrsh që ‘prasi’ është në siklet, pasi nuk mund të bëjë fushatë kundër gruas së tij, por askundër Belo Ezmerit.

Nga ana tjetër, daja i Ilir Metës, Vladimir Metani sapo ka marrë një tender me vlerë 900 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës.

Ndërkaq, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, vijon të marrë leje ndërtimi për kulla nga Veliaj.

Vetë Veliaj kalonte kohë më shumë tek Syri, media e Familjes Berisha tek pallati i Monikës se sa në zyrë.

Në këto kushte lind pyetja: Për çfarë u duhet kryetar Belo Ezmeri non gratave kur çdo kërkesë u plotësohet nga kryetari aktual?