Lulzim Basha rikthehet në fushatë, mbështet Alibeajn

Politikë

Publikuar: 18/04/2023

Lulzim Basha rikthehet në fushatë, mbështet Alibeajn

Lulzim Basha është rikthyer në politikën aktive, madje nga dera kryesore, duke hyrë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të komanduar nga Enkelejd Alibeaj.

PD-ja zyrtare ka hapur pasditen e sotme fushatën në Tiranë.

Në këtë mënyrë Basha ka dalë dhe njëherë haptazi kundër Sali Berishës duke bërë në këtë mënyrë që çarja e PD-së të jetë e pakthim, çka pritet të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.