Bilanci i Raqkës së Korçës, ja si i ndau paratë e bashkisë me klientët Baraj, Kujtim Bregu, Dalipaj, Muçaj, Merolli dhe dyshja Bitri

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/04/2023

Bilanci i Raqkës së Korçës, ja si i ndau paratë e bashkisë me klientët Baraj, Kujtim Bregu, Dalipaj, Muçaj, Merolli dhe dyshja Bitri

Ashtu si shumica e kryebashkiakëve të tjerë, edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i njohur si Raqka i Korçës, ka vjedhur paratë e bashkisë me një grup klientësh, përmes tenderave të dyshimtë dhe sidomos mashtrimit me zbatimin e kontratave.

Raqka vjen me një bilanc ty zi aferash dhe korrupsioni, ndërsa kërkon votën për një tjetër mandat, për të vijuar abuzimet.

Ditët e fundit, Raqka i ka dhënë kompanisë  “Almo Konstruksion” të Alfons dhe Edmond Bitrit një tender rreth 700 mijë euro për afalt elektoral dhe në mënyrë klienteliste.

Një tjetër tender me vlerë rreth 400 mijë euro, ia ka dhënë pa garë, .D.K – KONSTRUKSION, në pronësi të Bajram Dalipajt.

Raqka i ka ndarë paratë e bashkisë me një çetë klientësh, të cilës as nuk zbatojnë konttarat, por fusin paratë në xhep.

Dihet se kur një kompani nuk zbaton kontratën, duke mashtruar me volumin e punimeve, vjedhja bëhet në bashkëpunim me njerëzit e kryetarit të bashkisë të ngarkuar për monitorimin e kontratave. Më pas të dy palët ndajnë paratë.

Bazuar në një dosje voluminoze, Prapaskena publikon emrat e kompanive dhe pronarëve të tyre, të cilët kanë marrë pjesë në skemën e vjedhjes së parave publike, përmes tenderave dhe kontratave me Bashkinë e Korçës.

Pjesë e skemës janë Majlinda dhe Vladimir Baraj, me anë të kompanisë Glavenica, duke mashtruar me volumin e punimeve. Kujtim Bregu me kompaninë Infinit shpk, i cili ka marrë paratë duke mashtruar me rikonstruksionin e një rrugë në fshatin Dardhë.

Në mënyrë abuzive, konkretisht pa verifikuar plotësimin e kritereve, ka marrë tender edhe kompania Valona Konstruksion, me vlerë 230 milionë lekë, pothuajse sa fondi limit.

Pjesë e dosjes rezulton edhe Rafaela Rica, pronare e kompanisë së dekoreve dhe zbukurimeve për festa ‘Iceberg Communication’, e cila ka krijuar një skemë klienteliste me disa bashki, ku më në detaje do të flasim në një artikull të posaçëm.

Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj, të kompanisë Ligus, të cilët kanë fituar kontrata për shërbime, të cilat nuk janë fare në objektin e veprimtarisë së kompanisë.

Behar Almeta, me kompaninë “Almeta GMBH”, ka fituar tender nga Raçka e Korçës për blerjen e 2 zjarrfikëseve, pa i patur fare në objektin e veprimtarisë. Madje kompania nuk figuron e regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për shtijën e mjeteve.

Kujtim Merolli figuron klient i konsoliduar i Raçkës së Korçës, ndërsa abuzime masive janë kryer me lejet për gurore dhe lejet e ndërtimet në Korçë.

Rezultojnë të përfshirë në afera zëvendëskryetarja e Bashkisë, Benila Themeli, si dhe specialistët Klajdi Jaçe dhe Erion Demiras.

Arben Hima dhe Koço Cicko, të repartit të zjarrëfikësit janë përfshirë gjithtu në abuzime. Vilma Pepo, Zhaneta Lubonja, Ermal Gjermani, Nikolin Lika, Irma Jaco, janë përfshirë gjithashtu në shkelje të rënda me pasoja ekonomike.