E vërteta e inceneratorëve dhe vilat e Bushatit, Shkullakut, Tigrit e Monikës, Lapsi.al tezga anti-SHBA në shërbim të Ilir Metës, oligarkëve dhe korrupsionit

Kryesore

Publikuar: 13/04/2023

E vërteta e inceneratorëve dhe vilat e Bushatit, Shkullakut, Tigrit e Monikës, Lapsi.al tezga anti-SHBA në shërbim të Ilir Metës, oligarkëve dhe korrupsionit

Lapsi.al, Tigri.al ose Mona.al. Sot janë e njëjta gjë dhe përfaqëson jo vetëm linjën anti-SHBA dhe anti-SPAK, por edhe aleancën e vilave, mbrojtjes së korrupsionit elitar dhe oligarkëve.

Lapsi.al është një protal i dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Fillimisht, Lapsi evitonte analizat dhe lajmet e thelluara mbi korrupsionin e Arben Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve si dhe rreth aferave të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Arsyet vetëkuptohen!

Por, ditët e fundit, Lapsi i Bushatit dhe Shkullakut është angazhuar me zell në shërbim të Arben Ahmetajt dhe Monika Kryemadhit, duke sulmuar mediat që ekspozojnë në publik korrupsionin e tyre si dhe duke i fryrë tezës së Tigrit dhe Metës në lidhje me historinë e inceneratorëve.

Historia e inceneratorëve ka nisur si një biznes i Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, duke përdorur si maskë Klodian Zoton.

Ky i fundit ka shërbyer si kanal i parave nga buxheti i shtetit tek llogaritë e Tigrit. Kush ka ende dyshime të shikojë faktet se si Zoto, me paratë e inceneratorëve, i mbulonte udhëtimet Ahmetajt dhe akomodimet në hotele me 5 yje nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Kush ka ende dyshime: Pse Meta dhe Kryemadhi u kujtuan pas 6 vitesh për inceneratorët, letrat për të cilët i bëri ministria e drejtuar nga LSI-ja?

Dhe vila 1 milionë euro që Zoto porositi me paratë e inceneratorëve, duke e kaluar më pas në emrin e bashkëjetueses së Tigrit, është vetëm një episod korrupsioni.

Ahmetaj ka marrë edhe 4 milionë euro, para të cilat i ka investiar në vila të tjera, të identifikuara nga SPAK. Dhe për këtë pagesë ka dëshmitarë.

Pazaret u prishën kur Tigri deshi të bëhej pronar edhe i inceneratorit të Tiranës me dy oligarkë, të cilët mbulojnë me para Andi Bushatin, Shkullakun dhe mbrojnë Sandrin nga Rama dhe SPAK-u.

Jo rastësisht, Tigri dha aprovimin për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa refuzoi për Tiranën.

Pasi doli jashtë loje nga inceneratori i Tiranës, Tigri i çoi dosjen Ilir Metës dhe Monikës, duke shitur shokët.

Ilir Meta synonte hakmarrjen ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, pasi braktisën LSI-në dhe u bashkuan me PS-në.

Arben Ahmetaj shiti shokët e tij, duke bezdisur edhe Edi Ramën dhe Erion Veliaj, me një histori që ishte e vetë Tigrit.

Për të realizuar këtë skenar, Ahmetaj dhe Ilir Meta gjetën prokurorin Klodian Braho nga Skrapari, i cili fshehu pagesat korruptive dhe vilën që Zoto i dha Ahmetajt.

Braho u kompromentua rëndë, duke njollosur SPAK-un, ndërsa dosjen ia hoqi nga duart kreu i SPAK, Altin Dumani, pasi provat e fshehura të korrupsionit të Ahmetajt u depozituan në formën e një kallëzimi penal në SPAK.

Një vit pas arrestimit të Lefter Kokës dhe rreth 30 personave të tjerë, ekspertë të caktuar nga vetë SPAK kanë konstatuar përmes raporteve voluminoze se inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë ndërtuar në përputhje me kontratën dhe se korrupsioni i pretenduar është thjeshtë një skemë evazioni fiskal. Ndërkaq, sipas kontratës, inceneratori i Tiranës duhet të ndërtohet deri në vitin 2026, edhe pse Monika e gdhin pranë tij duke bërtitur sa herë i bëjnë një kallëzim të ri në SPAK.

Sot nga historia e fryrë e inceneratorëve ka mbetur vetëm korrupsioni i Arben Ahmetajt, si dhe shantazhi i Tigrit, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’u bërë aksionerë tek inceneratori i Tiranës.

Rastësi ose jo, por për të vijuar këtë histori shantazhi, hakmarrje, mashtrimi dhe lufte për plaçkë, Arben Ahmetajt, Mona dhe Meta kanë rekrutuar disa gazetarë me vila në Farkë, Palasë, Gjiri i Lalzit dhe Kodra e Diellit.

Nëse 3 vilat e Tigrit dhe vila e Monikës në Gjirin e Lalzit është produkt i aferave korruptive, sot askush nuk e di se me çfarë parash i kanë blerë Armand Shkullaku dhe Andi Bushati vilat në Farkë.

Por, e qartë është se dy gazetarët nuk kanë bërë asnjë denoncim në portalin për koncensionin Lekaj-Fier me vlerë 1.3 miliardë euro, sa 10 inceneratorë, nuk kanë denoncuar asnjë oligark pasi paguhen prej tyre, nuk raportojnë mbi pastrimin e parave në bregdet, koncesionet etj.

U ka mbetur dyfeku vetem tek ambasadorja Yuri Kim, Top Channel, gazetari profesionist Muhamed Veliu, Erion Veliaj dhe tek ndonjë faktor që shqetëson Tigrin, Monën dhe oligarkët.