Sonila Meço shfaqet çdo ditë pas banakut të ZeniTV, duke mbajtur ligjërata kundër korrupsionit dhe mbajtur me gajrer opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Zonja Meço do të mbahet mend në historinë e medias në Shqipëri si gazetarja e reportazhit të famshëm për vilën e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit, simbol i korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Me një emocion të rrallë, Sonila Meço u tregonte shqiptarëve luksin e vilës bashkë me Monika Kryemadhin, arredimin përrallorë, 11 tualetet, një vetëm për macen Sasha.
Në çdo vend normal të botës, gazetari duhet të denonconte një vilë të tillë, si dëshmi e korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sonila Meço ndiqte pas Monikën me mikrofon në dorë, teksa i tregonte brendësinë e vilës.
Pamjet e brendshme të vilës, të cilën Monika pretendon se e ka shkëmbyer me 300 m2 ndërtim tek pallati i saj në Laprakë, duhet të ishin në fashikullin e një dosje penale në prokurori.
Edhe pse kryeprokurori i atëhershëm Adriatik Llalla ishte një ushtar i Ilir Metës, ky i fundit besohet se urdhëroi zhdukjen e reportazhit.
Aktualisht, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë 5 procedime penale në SPAK për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.
Meqenëse Sonila Meço ka bërë reportazhin dhe flet çdo ditë për korrupsionin tek TV Zeni, pse nuk jep kontributin e saj, duke i treguar SPAK-ut se pse u zhduk reportazhi për vilën në Gjirin e Lalzit.