Kompanitë e biznesmenëve të privilegjuar nga qeveria po shkatërrojnë lumin Mat. Me leje apo pa leje, kujt t’i shkrepet në mendje shkon dhe gërryen për inerte në këtë lum. Kujtojmë se në janar të vitit 2021 prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka denoncuar faktin se 40 kompani gërryenin pa kriter në lumin Mat dhe rrezikonin shembjen e Urës së Zogut.
“Janë vetëm katër subjekte të të cilat janë të licencuara me leje shfrytëzimi për marrjen e inerteve, por janë rreth 40 të tjera të cilat punojnë në mënyrë informale. Ky është rrezik i madh për shtratin e lumit, për erozionin dhe kryesisht për ruajtjen e urave. Institucionet e drejtësisë, për fat të keq ka dy vjet që punojnë ose thuajse janë in-ekzistente në raport me këtë fenomen”, u shpreh prefekti, në 30 janar 2021.
Ai deklaron se i është drejtuar të gjithë institucioneve, përfshirë SPAK, për ndërhyrje urgjente. Por, askush nuk i kthyer përgjigje. Ndërsa edhe sot pas 2 viteve situata mbetet e njëjtët. Kompanitë shkojnë të gërryejnë atje për inerte pa patur asnjë autorizim.
Këtë fenomen e ka denoncuar një qytetarë së fundmi në redaksinë e JOQ Albania. Ai shkruan se firmat Albavia sh.p.k dhe Vuthaj sh.p.k. gërryejnë lumin Mat në mes të ditës dhe në sy të policisë. Sipas qytetarit që denoncon çdo gjë me pamje, ekskavatorët e kompanive në fjalë, çdo ditë, gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr.
“Përshëndetje si jeni JOQ! Në sytë e Policisë , medias dhe gjithçkaje vetëm pak metra nga Ura e Zogut kompania Albavia dhe Vuthaj gërryejnë lumin Mat në mes të ditës”, njofton qytetari.
Dhe sikur duket në video Ura e Zogut është drejt shkatërrimit. Ndërkohë vlen të përmendim se firmat Albavia sh.p.k dhe Vuthaj sh.p.k me pronarë respektivë Shkëlqim Rakipajn, Hasan Hafizin dhe Fatmir Vuthajn po gërmojnë për inerte pa asnjë leje.
Edhe nga vetë IKMT, pas disa verifikimeve në shkurt të vitit 2021 në Lumin Mat, rezulton se kanë operuar me leje për shfrytëzimin e inerteve nga viti 2022 e në vazhdim këto subjekte:
1.”A.N.K CONSTRUCTION COMPANY”shpk(Zona e Shfrytëzimit ka qenë poshtë Urës së superstradës Lezhë-Milot)
2.”BARDH KONSTRUKSION” shpk(Zona e Shfrytëzimit ka qenë ndërmjet Urës së Trenit dhe Urës së superstradës Lezhë-Milot)
3.”SALILLARI”shpk(Zona e Shfrytëzimit është ndërmjet Urës së Vjetër Rubik dhe 2 km mbi Urën e Mbretit Zog)”
Leje që iu janë dhënë nga Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
AKBU ka pranuar vetë disa muaj më parë për mediat se vetëm këto tre firma kanë leje për shfrytëzim të inerteve në lumin Mat, ndërsa firmat e tjera janë futur në të zezë dhe janë gjobitur. Por, me sa po kuptojmë këto institucione e bëjnë “një sy qorr dhe një vesh shurdh” kur vjen fjala te Shkëlqim Rakipaj, Hasan Hafizi dhe Fatmir Vuthaj.
Ndërkohë problemi është edhe më i thellë. Sepse edhe biznesmenët si Pëllumb Slillari, Bardh Kola dh Agim Kola, që zotërojnë leje për te gërmuar në këtë lum kanë abuzuar në masë. Ekspertët e mjedisit janë shprehur disa herë ne media se lejet e hfrytëzimit për inertet në lumin Mat janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një masakër në basenin e këtij lumi.
Në një mbledhje që është bërë dy vjet më parë në Lezhë pikërisht për çështjen e lumit Mat, drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoriati të Ujit, Gerta Lubonja është shprehur, “Lejet që janë dhënë me qëllim rehabilitimin e lumit, janë shfrytëzuar vetëm për të marrë inerte pa asnjë lloj studimi”, por asaj kohe askush nuk e dëgjoi.
Dhe tani jemi në një situatë ku ato leje janë shkelur dhe në Mat gërryen kush të dojë, ndërsa institucionet përgjegjëse flenë dhe nuk marrin masa.