Kaosi në Kadastrën e Durrësit/ Shkarkohet nga detyra drejtoresha Xheni Agolli, ja kush e zëvendëson

Aktualitet

Publikuar: 03/04/2023

Kaosi në Kadastrën e Durrësit/ Shkarkohet nga detyra drejtoresha Xheni Agolli, ja kush e zëvendëson

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Xheni Agolli.

Ajo e kishte marrë këtë post më 12 dhjetor të vitit, por në këto pak muaj, Kadastra e Durrësit u kthye në kaos nga stoku i dosjeve që prisnin zgjidhje, po ashtu edhe stoku i ankesave të qytetarëve, si te adresa zyrtare zyrtare e kadastrës, ashtu edhe te platformat antikorrupsion të Qeverisë, siç është shqipëriaqëduam.al

Xheni Agolli u akuzua kur mori detyrën në fund të vitit të kaluar se largoi specialistët për të afruar njerëzit e saj, militantë politikë dhe punësime nepotike. Qytetarët akuzojnë edhe për arrogancë, paaftësi e korrupsion në radhët e Kadastrës.

Ndërkohë është bërë i ditur dhe drejtuesi i komanduar i ASHK Durrës. Këtë post do ta mbajë Ilir Gjinali, i cili punon prej vitesh tashmë pranë këtij institucioni.