Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer se pas sulmit ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë Pal Kola, ka marrë një telefonatë kërcënuese.
Hoxha tregoi në “E Diell” se dikush që sipas tij ishte një numër nga ata që regjistrohen në Karaibe, i kishte kërkuar llogari se pse duhet të jetë gjithmonë ai që del i parë kur ndodh një ngjarje.
Hoxha tha se personi që e kishte telefonuar i ishte referuar pikërisht ngjarjes që ndodhi në Top Channel.
“Para se të vija tek ty më morën në një telefonatë dhe më tha “pse duhet të dalësh ti i pari?” Pse i thashë? Unë kujtova për historinë e përgjimit të 21 Janarit. Ai më foli pikërisht për atë që i ndodhi Top Channel. Nuk kam patur gjë personale me ty dhe gjëja që më shkoi një herë në mend, se mua në mend më shkon gjithmonë e kundërta, numri ishte nga ata numra që janë të regjistruar në Karaibe dhe gjëja që më shkoi në mendje është …
Shiko nëse nuk reagohet për këtë që i ka ndodhur grupit mediatik dhe familjes se madhe të Top Channel, pavarësisht motiveve, motivet janë 0, po nëse nuk reagohet, se është e pa përjashtuar pjesa e atij të ndjerit që ka humbur jetë. Ne do të jemi në një rrezik të madh për ditët që vijnë dhe edhe ai emisioni jot “Procesi Sportiv” do fillohet të bëhet siç ka thënë presidenti i UEFA-s, Ceferini”, tha Hoxha.