Ish këshilltari i Ahmetajt që u hetua nga FBI kryetar real i ILDKPKI, si e kanë kapur Tigri dhe Meta kontrollin e pasurive, Evgjeni Bashari kukull e korrupsionit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 01/04/2023

Ish këshilltari i Ahmetajt që u hetua nga FBI kryetar real i ILDKPKI, si e kanë kapur Tigri dhe Meta kontrollin e pasurive, Evgjeni Bashari kukull e korrupsionit

SPAK ka identifikuar tre vila dhe dy apartamente të Arben Ahmetajt, i cili i ka fshehur në emrin e bashkëshortes dhe bashkëjetueses. Pasuritë nuk janë deklaruar në ILDKPKI.

Nga ana tjetër, dokumente të publikuara nga Top Channel tregojnë disa pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Monika Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar.

Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Dokumentet e publikuara duhet të kishin vënë në lëvizje ILDKPKI, për të hetuar Ahmetajn dhe Monika Kryemadhin që në fund të vitit të kaluar, si një detyrim ligjor.

Por, ILDKPKI jo vetëm nuk vepron, por duke mosvepruar po mbulon pasuritë dhe paratë e pista të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Arben Ahmetajt.

Inspetorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive drejtohet nga Evgjeni Bashari, e cila më parë ka qenë një sekretare e Shkëlqim Ganajt.

Bashari është një kukull në duart e binomit të korrupsionit Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, të cilët kanë ndikuar në zgjedhjen e saj, pasi kanë marrë garanci nga i vëllai Knidi Bashari.

Knidi Bashari ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt kur ishte Ministër i Financave.

Bashari është lakuar si sekser dhe i besuar i Tigrit në punë të pista. Bashari lëviz nëpër institucione me një çantë në dorë, ku besohet se bën sekserin e pushtetarëve për t’u zgjidhur çdo hall me pasuritë tek motra e tij, Evgjeni Bashari.

ILDKPKI është kthyer sot në një istitucion i korruptuar, i kapur, që ka devijuar nga korrniza ligjore. Që pas ikjes së Ganajt, kallëzimet penale për fshehje pasurie kanë rënë me 70 %.

Ndërkaq, Knidi Bashari rezulton bashkëpronar me 45 % të aksioneve në kompaninë ‘KEMINET’, e cila ushtron veprimtarinë në ofrimin e shërbimeve të internetit, dizajnimin e rrjeteve private dhe publike të komunikimit etj., pra në fushë që përkon me dixhitalizimin.

Në vitin 2016, në Prokurorinë shqiptare mbërri një kërkesë nga Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila kërkonte bashkëpunim në funksion të një hetimi të nisur për një krim të dyshuar kompjuterik. E dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm ishte pikërisht kompania ‘KEMINET’, me administrator dhe bashkëpronar Knidi Basharin.

Në letërporosinë e mbërritur në Shqipëri, me të tjerave, thuhej se prokuroria e Distriktit Perëndimor të Nju Jorkut dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe FBI janë duke hetuar nëse persona të panjohur kanë shkelur ligjet penale të SHBA-ës, duke hyrë pa autorizuar në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme.

Nga hetimet paraprake kishte rezultuar se një nga adresat që lidhet me këtë aplikacion të dëmshëm, të çonte në një server që ndodhej në Shqipërisë.

Adresa në fjalë figuronte e regjistruar me të dhënat: Knidi Bashari; Keminet LTD. Teksa institucionet ligjzbatuese shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së FBI-së për bashkëpunim, Knidi Bashari ushtronte funksionin e këshilltarit të Arben Ahmetajt.

Në vijim, Bashari, krahas funksionit publik, shtoi aksionet në kompaninë ‘KEMINET’, e cila ka nisur të fitojë para publike, edhe përmes tenderave në konflikt të dukshëm interesi.

Pesha e tij u rrit, pasi e motra u zgjodh në krye të ILDKPKI. Knidi Bashari konsiderohet edhe si kryetari real i ILDKPKI.