Degradon Syri i Shkëlzenit, nxjerrë kryemashtruesin italian dhe fantazon lidhje me inceneratorë, Piranjat në garë me Berishën për sajesa

Kryesore

Publikuar: 31/03/2023

Degradon Syri i Shkëlzenit, nxjerrë kryemashtruesin italian dhe fantazon lidhje me inceneratorë, Piranjat në garë me Berishën për sajesa

Emisioni investigativ “Piranjat” ka bërë sonte një autogol duke zhvlerësuar tërësisht “golat” që ka bërë në emisionet e mëparshme. Por kalimi te televizioni i Shkëlzen Berishës duket se qenka me pasoja në kurriz të gazetarisë investigative.

Por çfarë ka ndodhur?

“Piranjat” kanë botuar sonte intervistën e një shtetasi italian që ka shpikur disa histori për inceneratorët. Deri këtu ok, sepse të shumtë janë ata që shpikin histori në favor të interesave të tyre. Por në rast është akoma më keq. Pasi biznesmeni i intervistuar është Gabriele Tarroni, një i dënuar me 6 vite burg për mashtrim. Pra, se si mund të intervistohet dhe besohet një mashtrues i dënuar, këtë mund ta shpjegojnë vetëm në televizionin e Berishës. Siç duket duke ecur në gjurmët e Berishës dhe ky i shpallur non grata që sulmon me gënjeshtra kundërshtarët e tij është kthyer në moto edhe për televizionin “Syri”.

Po jo vetëm kaq. Historia bëhet edhe më e rëndë. Pasi mashtruesi Gabriele Tarroni Longinotti përdor një histori të shpikur për të sulmuar ish-ortakun e tij, biznesmenin Alberto Presezzi. Ky i fundit ishte personi që denoncoi në Shqipëri Gabriele Tarroni Longinottin për mashtrim.

Dënimi i Gabriele Tarroni Longinotti në Shqipëri

Gabriele Tarroni Longinotti, 50 vjeç, u arrestua në muajin prill të vitit 2021 në aeroportin e Rinasit, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e mashtrimit.

Autogoli i Piranjave/ Publikojnë intervistën me italianin e

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë kundër Gabriele Tarroni Loginoti

Ai akuzohej për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë “BP” së cilës i ka vjedhur shumën prej rreth 1 milion eurosh si dhe akuzohej falsifikim dokumentesh bankare. Krahas tij, nën hetim është vënë dhe shoqëria “GALA” me seli në Tiranë me administrator po Gabriele Tarroni Longinotti. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Mashtrimi’”, sqaronte shkurt Policia në atë kohë.

Autogoli i Piranjave/ Publikojnë intervistën me italianin e

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë për juridiksionin e çështjes penale kundër Gabriele Tarroni Loginoti

Gabriele Longinotti përfundoi në telashe ligjore prej janarit të vitit 2020 kur së bashku me partnerin italian Alberto Presezzi, administrator dhe pronar i shoqërisë “Bruno Presozzi” me qendër në Itali (që merret me Import eksport të mishit në të gjithë botën) krijuan një shoqëri me seli në Shqipëri me aksione të përbashkëta. Aktiviteti në fakt kishte si qëllim për të mbuluar transaksionet që nisnin në Mongoli dhe përmes Shqipërisë në Itali. Kallëzimi ndodhi për transfertat e parave dhe bëhej fjalë një konflikt që solli përplasjen mes dy biznesmenëve italianë. Ka qenë shoqëria italiane “Bruno Presezzi” me pronar Alberto Presezzin, e cila ka kallëzuar Gabriele Tarroni Longinotti, që e akuzonte se s’i kishte kaluar një shumë prej 730.000 euro për llogari të një kontrate për blerje mishi në Mongoli që më pas do kalonte në Shqipëri.

Por Gabriele Tarroni Longinotti, një vit pas arrestimit, u la i lirë Gjykata e Apelit në Tiranë. Jo për arsyen se ishte i pafajshëm, por meqë sipas Apelit, vepra penale nuk është kryer në territorin shqiptar. “Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri G.T.L , i cili kërkoi deklarimin e mungesës së juridiksionit të gjykatave shqiptare ose deklarimin e pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohej fakti se ai ka kryer veprën penale për të cilën ai akuzohet”, thuhej në vendim, ndërsa 51-vjeçari ishte dënuar me 6 vite burg. Një vendim ky në kufijtë e skandalit.

Autogoli i Piranjave/ Publikojnë intervistën me italianin e

Në foto: Njoftimi publik i Gjykatës së Apelit Tiranë për çështjen në ngarkim të Gabriele Tarroni Loginoti

E megjithatë, sot biznesmeni i dënuar për mashtrim tenton të hakmerret ndaj ish-ortakut të tij duke përdorur një televizion shqiptar dhe duke mashtruar sërish. Kulmi i hipokrizisë!