Nëse hap portalin e familjes Berisha, do të gjesh 5-6 shkrime radhazi kundër Top Channel, edhe pse televizioni më i madh kombëtar është sulmuar me armë dhe një person ka humbur jetën.
Këto shkrime dhe deklaratat e gazetarëve pranë Berishës, legjitimojnë sulmin ndaj Top Channel, duke përdorur si argument, akuzën se ky television është gjobëvënës.
Vetë Sali Berisha, me gojën e tij, kishte sulmuar ashpër Top Channel, tre ditë para sulmit me armë ndaj televizionit, ndërkohë që ka vite të tëra që e linçon publikisht atë, duke nxitur urrejtje.
Pastaj për të legjitimuar sulmin me armë ndaj Top Channel, heqin paralele me një hotel që iu vu tritoli nga vetë shteti, pasi ishte ndërtuar brenda në det, pronari i të cilit është edhe një njeri që zotëron edhe televizione e gazeta.
Dhe sipas tyre, kjo është e njëjta gjë, pasi është vetë Rama që po nxit sulmet ndaj mediave.
Pra me gojën e tyre, po legjitimojnë sulmet ndaj mediave, duke përdorur argumentin se kur e bën një gjë të tillë Edi Rama, është normale që ta bëjnë edhe kriminelët.
Kushedi a do mendojnë kështu, nëse nesër larqoftë iu shkojnë edhe atyre me kallashnikov.