Kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandat tjetër në zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj ka prezantuar sot listën me 66 kandidatë për këshilltarë bashkiakë.
Ajo që bie në sy është përfshirja në listë e Endri Fugës, këshilltari i kryeministrit Edi Rama, i cili pak kohë më parë u largua nga posti i kryetarit të Agjencisë për Media dhe Informim për t’u fokusuar në fushatë.
Të tjerë emra të rëndësishëm që kanë mbajtur poste zëvendës ministrash apo zyrtarësh të lartë në radhët e socialistëve janë ai i Megi Fino, vajza e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino. Ajo mbajti për disa kohë postin e zv.ministres në Ministrinë e Jashtme.
Ish-deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala është gjithashtu mes kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të PS-së, së bashku me aktivisten socialiste Joleza Koka.
Besart Kadia është një tjetër emër nga lista e zv.ministrave që kandidojnë për Këshillin Bashkiak në Tiranë. Vetëm pak javë më parë ai u largua nga posti i zv.ministrit të Financave për t’u emëruar zv.ministër te Punët e Jashtme.
Ish-deputeti Halit Valteri, është prurrje e re, por në listë nuk mungojnë as emra që kanë qënë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës më herët si aktori Gazment Paja, Aldrin Dalipi, Romina Kuko e të tjerë.
LISTA E KANDIDATËVE TË PARTISË SOCIALISTE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË TIRANËS: