Gazetari Elton Qyno e lidh sulmin ndaj Top Channel me disa dosje në SPAK dhe të pandehur

Kronike

Publikuar: 27/03/2023

Gazetari Elton Qyno e lidh sulmin ndaj Top Channel me disa dosje në SPAK dhe të pandehur

Gazetari i kronikës së zezë Elton Qyno e ka lidhur sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel me disa dosje në SPAK.

Reagimi i plotë i Elton Qynos

Lufta e elefanteve dhe disa te pandehurve ne SPAK, sot solli vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Formula e zgjidhjes se problemit me doktrinen “…koken henkshin…”, po shkon keq e me keq.

Dy jave me pare u trishtuam me te drejte dhe vajtuam gjyshen e pafajshme Mimoza Paja, e cila punonte ne nje ambjent te kontaminuar.Plumbat ishin per tjeter kend, por vdekja kapi Mimozen.

Sot serisht po vajtojme policin 60 vjecar Pal.Mbase dhe ky i fundit gjysh, njesoj si Mimoza e ndjere.

Brenda dy javesh, dy njerez te pafajshem te “sharuar” nga plumbat e kallashnikovit.

Luften po e bejne elefantet, ndersa viktima po mbeten te pafajshmit.

Fryma e sulmit ndaj medias komberare e frymezuar dhe nga qeveria, ku precedentet tashme jane publike, ka mare mbare çdo ze mediatik.

Trishtim…

Dhe mos u perpiqni te lidhni sulmin me arme dhe te mbuloni viktimen, me lojen e “Big Brodher”.

Kjo piste eshte qesharake…

Policia dhe organet e tjera te sigurise duhet patjeter te identifikojne dhe arrestojne personat pergjegjes te ketij sulmi me arme“.