Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Bëhet me dije se një konflikt i çastit me dy fiseve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Sipas burimeve fillimisht ata janë konfliktuar dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës, por nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e armëve, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes