Pazare në Londër / Klod Allajbeu sekser për të shpëtuar Ben Ahmetajn nga burgu, janë ortakë në biznese të pista

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/03/2023

Pazare në Londër / Klod Allajbeu sekser për të shpëtuar Ben Ahmetajn nga burgu, janë ortakë në biznese të pista

Ndërsa SPAK-u i ka sekuestruar dy vila dhe së shpejti pritet të kërkojë heqjen e imunitetit parlamentar, Arben Ahmetaj po lëviz çdo gur për t’i shpëtuar burgut.

Ditët e fundit, Ahmetaj ka udhëtuar me urgjencë drejt Londrës, ku është takuar me ortakun e tij në biznese të dyshimta nga Tirana deri në Londër.

Bëhet fjalë për Klodian Allajbeun, i shpallur terrorist nga shteti turk, përfitues i koncensioneve korruptive në shëndetësi.

Ahmetaj jeton aktualisht tek shtëpia e Klod Allajbeu, tek pallati Nobis, në zemër të Tiranës, në hyrje të Liqenit.

Të dy bashkë kanë blerë nga një shtëpi në qendër të Londrës me vlerë nga 1.5 milionë paundë secila.

Tigri po kërkon shpëtim tek Allajbeu, për të ndërhyrë si sekser për t’i lehtësuar pozitat në SPAK.

Allajbeu njihet për lidhjet dhe ndikimin e tij në drejtësi. Sipas burimeve, Ahmetaj e sheh Allajbeun si gurin e fundit për ta shpëtuar nga goditja që po përgatit SPAK-u.

Pazaret në Londër janë intensive ku po shoshiten të gjitha variantet. Mbetet për t’u parë rezultati kur Klodi të kthehet në Tiranë.