Prapaskena

Kryesore

Spiunazh, femra dhe monopole, kush është xhambazi i sheqerit Isuf Ferra, dora pas kompanisë Salillari. Pjesë agjenturës së Beogradit në Tiranë?

Publikuar: 19/03/2023

Ferra&Co kompani e krijuar si biznes familjar që në vitin 1993 nga ish fuksi i sigurimit të shtetit Isuf Ferra është importuesi më i madh i sheqerit në Shqipëri, duke krijuar një monopol me mbi 75% të tregut.

Kompania bën import, paketim dhe shpërndarje të sheqerit, orizit, vajit dhe fasules në të gjithë Shqipërinë.

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë për monopolin e sheqerit, pasi xhambazi Derra ka lidhje të nëndheshme me klanet e pushtetit.

Si spiun i vjetër Isuf Ferra ka lidhjet e duhura dhe është dhe kryetar i shoqatës “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi”.

Ferra është skeduar për lidhje me qarqet e Beogradit që kur ishte spiun i Sigurimit të Shtetit. Xhambazi i sheqerit është mbikqyrur dhe parë me dyshim nga shërbimet partnere si sipiun i UDB-së dhe që u shërben interesave të errëta të Beogradit.

Në Beograd, Ferra njihet edhe si qejfli femrash dhe sidomos leshverdhash.

Madje ai ishte kthyer në makth për femrat e shërbimeve të Beogratit dhe Moskës për shkak të një vesi të çuditshëm, për të mos u larë.

Qarqet serbe dhe ruse besohet se edhe kanë materiale kompromentuese për oligarkun e sheqerit, nëse Ferra do të tentojë një ditë të ‘luajë bishtin’.

Pas ngritjes së kompanisë Salillari qëndron pikërisht Isuf Ferra, falë lidhjeve të tij dhe aftësisë për të korruptuar.

Shumëkush ka pasur dyshime se si një ish faturino autobusi si Pëllumb Salillari do të mbante një kompani të tillë.

Por, e vërteta është se pas Salillarit ka qëndruar spiuni i vjetër Isuf Ferra.

Përveç Salillatit dhe Ferra & Co, Isufi ka krijuar dhe Ferra Oil apo Ferra Distribution. Këtë të fundit Isufi ia ka lënë për administrim dhëndrit Krislen Keri, të birit të mashtruesit Pilo Keri, ish deputet i Partisë Socialiste për zonën e Beratit.

Pilo Keri, pronari i firmës famëkeqe “Pienvis” sh.p.k mban në kurriz skandale të rënda ku përfshihen edhe humbje jete njerëzish.

Skandali me pallatin e ndërtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti i vitit 2019 bëri bujë për muret prej “letre” që ndërtonte arkitekt Pilo, apo skandali i aksidentit fatkeq në Kavajë që mori jetën e dy fëmijëve në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë, ku Pilo kishte hequr trafikndarëset e autostradës me firmën “Pienvis” që kishte përfituar një tender 300 milionësh për mirëmbajtjen e rrugës, për të hapur kalimin në pikën e tij të karburantit.

Isuf Ferra dhe Pilo Keri kanë lidhur krushqi e biznes bashkë pasi martuan pinjollët.

Krislen Kerri ishte drejtor projektesh në Ministrinë e Transporteve dhe drejtor kabineti i ministrit Edmond Haxhinasto, ndërkohë që babai i tij Pilo merrte tendera me kompaninë famëkeqe Pienvis tek ministria ku drejtor ishte i biri. Ky rast korrupsioni nuk është ndëshkuar nga drejtēsia.

Krislen Kerin, dy xhambazët Isufi dhe Pilo, e çuan për disa vite drejtor të përgjithshëm të Aviacionit Civil ku bëri namin deri sa u “sistemua” bashkë me gruan në Abhu Dabi.

Për t’u emëruar në atë detyrë, pati zëra se Krislen Keri i dha 100 mijë euro ryshfet Damian Gjiknurit.

Të transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, si “punonjës” të veçantë tek Wizz Air Abu Dhabi, çifti Ferra-Keri gëzon paratë e vjedhura në dy dekada nga baballarët e tyre.

Si për ironi, një shkollë mban sot emrin Isuf Ferra dhe një shkollë tjetër është projektuar për të mbajtur emrin Pilo Keri.



Më të lexuarat