Kejvina Kthella theu regjimin 41 bis në burgun 313 në Tiranë? Një bos krimi kontraktoi modele nga jashtë për të mbytur vetminë

Dosje rozë

Publikuar: 19/03/2023

Kejvina Kthella theu regjimin 41 bis në burgun 313 në Tiranë? Një bos krimi kontraktoi modele nga jashtë për të mbytur vetminë

Historitë më epike të krimit, të drogës dhe strehimit të kapobandave në Dubai, kanë pothuajse gjithnjë nga pas edhe emrin e ndonjë modeleje, moderatoreje, një ish-misi apo thjeshtë të një femre të hijshme.

Policia i ka gjetur ato gjatë aksioneve në shtrat me kokat karteleve të drogës dhe të vrasësve me pagesë, dhe në raste të tjera modelet kanë dalë në pah gjatë hetimeve të prokurorisë për aktivitetin e grupeve kriminale.

Për shembull, kur policia mësyu në banesën e Leonard Dukës në 8 prill 2019, aty gjeti modelen Trejsi Sejdinin.

Nga ana tjetër, Ervis Martinaj, për herë të fundit është parë në Hotel Adriatik në Durrës me misin Deta Kokomanin.

Shumë modele udhëtojnë shpesh drejt Dubait ku janë mbledhur bosët e krimit.

Pasi kanë depërtuar në suitat e bosëve të drogës që janë strehuar në Dubai, në makinat, vilat dhe hotelet e tyre në Shqipëri, modelet mësohet se kanë thyer edhe regjimin e tmerrshëm 41 bis në burgjet shqiptare, ku janë izoluar disa prej kokave të krimit në Shqipëri.

Burime pranë SHKB-së së burgjeve theksuan se një modele e famshme, e lakuar për lidhje me segmente të krimit, ka hyrë të pakën një herë, duke kaluar natën në qelinë e 41 bis në burgun 313 në Tiranë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një nga modelet më të komentuara në Shqipëri. Ajo është kontraktuar nga një personazh i botës së krimit, për të cilin po zbatohet regjimi 41 bis.

A është modelja Kejvina Kthella që ka thyer regjimin 41 bis në burgun 313 në Tiranë?

E provuar është tashmë lidhja e modeles me protagonistë të krimit, sot në burg apo në arrati, konkretisht me Redjan Rraja, gjithashtu i izoluar.