OKB: Bandat shqiptare çojnë në nivel rekord prodhimin global të kokainës

Aktualitet

Publikuar: 17/03/2023

OKB: Bandat shqiptare çojnë në nivel rekord prodhimin global të kokainës

Një publikim i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin (UNODC) ka zbuluar se bandat shqiptare çojnë në nivel rekord prodhimin global të kokainës. Raporti vëren se në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e kokainës në Europë.

Kjo e fundit mbështetet në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të diasporës shqiptare, si dhe shpesh duke bashkëpunuar me grupet kriminale italiane. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se kultivimi i bimës së kokës u rrit me 35 përqind mes vitit 2020 dhe 2021 në nivele rekord.

Trafikantët në Amerikën e Jugut dhe bandat ballkanike kanë kapitalizuar zmbrapsjen e koronavirusit për të prodhuar dhe kontrabanduar sasi rekord kokaine në të gjithë botën. Sasia e kokainës që rrjedh nëpër portet e Detit të Veriut si Antverp, Roterdam dhe Hamburg tani eklipson nivelet në Spanjë dhe Portugali, që kanë qenë historikisht porta e drogës për në Europën Perëndimore.

Sipas raportit, të paktën 10 ton drogë po kontrabandohen në Britaninë e Madhe, teksa zbulon se emigrimi nga Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë, ka lejuar që bandat të krijohen në qytetet kyçe në të gjithë kontinentin dhe të marrin përsipër rrjetet e trafikimit të dominuara më parë nga mafia italiane.