Ndryshojnë rregullat për patentat e reja! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor ka njoftuar se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. Me këtë ndryshim, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.
Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:
-Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
-Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
-Renault Twingo 22 kWh Zen
-Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
-Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
-Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
-Kia Rio 1.2 84 kf
-Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
-Mazda2 1.5 75 kf
-Opel Corsa 1.2 75 kf
-Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
-Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
-Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf
Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit. Vetëm një javë më parë, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili kishte më pak se 1 vit që kishte marrë patentën shkaktoi një aksident ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.
Një ndryshim tjetër është edhe zgjatja e moshës për rinovimin e patentës. Më poshtë janë dhe afatet.