Rastet e ngacmimeve seksuale ndaj të miturve në Shqipëri janë të shumta.
Këto raste janë denoncuar shpesh tek emisioni investigativ “Piranjat” që ka sjellë sonte një rast tjetër, edhe më të rëndë që ka ndodhur në shkollën “Myslym Keta” në Tiranë.
Nëndrejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht me mesazhe nxënësen, i lë takim dhe kur fillon të kuptojë situatën fillon dhe të justifikohet. Ajo që e bën më të rëndë këtë rast është fakti që arsimtari shfrytëzon pozitën e tij për të joshur nxënësen, në ambientet e shkollës, aty ku do duhej që fëmijët të ishin më të sigurt se kudo.
Pasi u kontaktua nga gazetarja e “Piranjave”, nëndrejtori shfaqi shenja agresiviteti. Për më tepër ndiqni videon: