Formohet koalicioni “Aleanca”: Të largojmë PS, PD dhe LSI, janë konsumuar dhe nuk po lëshojnë pushtetin

Aktualitet

Publikuar: 17/03/2023

Formohet koalicioni “Aleanca”: Të largojmë PS, PD dhe LSI, janë konsumuar dhe nuk po lëshojnë pushtetin

Një tjetër koalicion është formuar për zgjedhjet vendore të 14 majit, dhe kërkesa për regjistrim është depozituar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca”, me përbërjen e partive: ABDE, ADS, AD dhe PEISH.

Më konkretisht:

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustaka

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli

Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazi

Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë me kryetar Rivelino Cuno

Në një prej pikave të kësaj aleance theksohet se partitë kryesore të vendit, PS, PD dhe LSI kanë konsumuar çdo kapacitet të mundshëm përmes rotacionit dhe nuk po lëshojnë pushtetin.