Krim & KorrupsionKryesore

Djali i ish zëvëndësministrit Alban Zusi (Enio) mbushi shtëpinë me kokainë, arrestohet dhe lirohet për disa ditë. Policia fsheh ngjarjen 

Tjetër skandal në Policinë e Shtetit dhe me drejtësinë shqiptare. Enoi Zusi, djali i ish zëvendësministrit të Bujqësisë, Alban Zusi, është kapur disa më parë me drogë në makinë, ku edhe është arrestuar në flgrancë.

Dhe në këtë moment kanë hyrë në lojë lidhjet korruptive, duke shkëmoqur barazinë para ligjit.

Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen, duke mos bërë asnjë njoftim. Policia bën njoftim edhe kur sekustron ndonjë dele apo dash nga Erseka, por në këtë rast nuk ka bërë asnjë njoftim.

Më pas në lojë ka hyrë drejtësia. Djali i biznesmenit është liruar për disa ditë nga burgu nga një gjyqtar dhe një prokuror të korruptuar, për të cilët do të flasim në vijim.

Aktualisht po manipulohen dhe deformohen hetimet.

Një burim nga policia tha për Prapaskenën se policia ka ushtruar kontroll në banesën e Enio Zusit vetëm pasi është marrë konfirmimi se Zusi kishte ‘pastruar’ banesën nga çdo gjë e paligjshme.

Ai e kishte sasi të mëdha kokaine në banesë. Pra kemi të bëjmë me një kontroll fiktiv dhe korruptiv.

Enio Zusi furnizohet sistematikisht me kokainë nga një grup nga Fieri.

I riu shkon vetë sistematikisht dhe mbush makinën, pa u shqetësuar për veprimin e ligjit. Vijon…

Postet e fundit

Sërish një femër në mes, vrasja e Briken Sanajt për shkak të ngacmimit të një vajze nga vëllai i 39-vjecarit. Konflikti me familjen Kola para 12 vitesh

prapaskena

Çanta me sende me vlerë nga Franca në Shqipëri, SPAK heton shoferin e Ardi Veliut, i kontrolloi shtëpinë

prapaskena

Deri në 1 mijë euro nata / Vajzat nga Rusia deri në Brazil ‘që palosën’ çunat dhe pleqtë në Tiranë, u arrestuan duke…, por më pas u lanë të lira

prapaskena