Rikthehet Vis Martinaj? Fijet lidhëse me masakrën në Don Bosko, mesazh për Fatjon Muratin i dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës. Shenjestër xhaxhai i tij? Fatjoni ia ka mbathur pasi u arrestua me Doklen

Aktualitet

Publikuar: 13/03/2023

Rikthehet Vis Martinaj? Fijet lidhëse me masakrën në Don Bosko, mesazh për Fatjon Muratin i dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës. Shenjestër xhaxhai i tij? Fatjoni ia ka mbathur pasi u arrestua me Doklen

Fatjon Murati, mik i Endrit Dokles, ishte shënjestër e atentatit mafioz, mbrëmë, në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku për pasojë u vra banakieria Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë nga breshëritë e kallashnikovit.

Fatjon Murati, një personazh me aktivitet të theksuar kriminal, është i dyshuar si organizator i masakrës së Fushë-Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, si dhe të shokët e tij, vitin e kaluar.

Ndaj dyshimet janë se atentati është një mesazh që vjen nga armiqtë e tij.

Por, ky atentat, nga i cili u plagos edhe xhaxhai i Fatjon Muratajt, ngre dyshime për një rikthim të mundshëm të Ervis Martinajt, i cili është zhdukur pa gjurmë që në 9 gusht të vitit 2022, ndërsa maskra e Fushë-Krujës ndoshin të dielën e 17 korrikut 2022, pra 1 muaj para.

Ndërkohë, Nuredin Dumani i kishte hedhur ‘benzinë zjarrit’, pasi kishte dëshmuar se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për të ekzekutuar Endrit Doklen.

Killeri Dumani nuk arriti ta kryente porosinë pasi Dokle mbrohej shumë. Dokle është dhëndër tek Reçët, të cilët janë në konflikt me Martinajt.

Babai i Vis Martinajt ka ngritur dyshime tek Dokle për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Por, atentati i mbrëmshëm shton dyshimet se Martinaj po hidhet në veprim për të larë hesapet me armiqtë.

Ka qenë lirimi nga burgu i Fatajon Muratit pak kohë më parë, çka dyshohet të ketë nxitur dy autorët me motor të qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit duke vrarë në vend 60-vjeçaren Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere.

Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën

Edhe pse ishte në arrest shtëpie, Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Xhaxhi i Fatjonit objekt atentati? 

Meqenëse Fatjon Murati ishte larguar nga Shqipëria, dyshohet se Sehat Murati ka qenë edhe shënjestër i këtij atentatit. Personi në fjalë është edhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Fation Muratit.

Lokali ishte nën sekuestro, pasi prokuroria ka bllokuar një pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro të Fatjon Muratit, për shkak se është krijuar nga aktiviteti kriminal.

Arrestimi dhe lirimi i Muratit

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për arsenal armësh, të zbuluar më 13 korrik.

Murati ishte duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij, Gentian Ruçi.

32-vjeçari po kërkohej nga policia, pasi efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

Murati deklaroi se nuk kishte lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Ai tha se njihet me Kristjan Gjinin dhe se para disa kohësh i kishte marrë makinën.

Sipas tij, kishte pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku kishte lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se kanë mbetur shenjat e gishtërinjve.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj.

Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin.