Me sa para e bleu krimi gjyqtaren Migena Laska që liroi Fatjon Muratin. U arrestua për arsenal armësh. Ku je Artur Metani!

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/03/2023

Me sa para e bleu krimi gjyqtaren Migena Laska që liroi Fatjon Muratin. U arrestua për arsenal armësh. Ku je Artur Metani!

Nuk ka krim të pathyeshëm, por ka gjyqtarë të korruptuar. Ndërsa shumë qytetarë po bëjnë burg për një murë pa leje, rrahje etj., kokat e krimit dalin nga qelia pasi blejnë ghyqtarët.

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor 2022 nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për arsenal armësh, të zbuluar më 13 korrik 2022.

Murati ishte duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij, Gentian Ruçi.

Murati u la në burg, ndërsa Dokle u lirua. Por ja që doli gjyqtarja Migena Laska, e cila liroi në heshtje nga burgu Fatjon Muratin.

Laska i ndryshoi në heshtje masën e sigurisë Muratit, duke e lënë në arrest shtëpie. Kaq i duhej Muratit, që t’ia mbathë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij.

Prokuroria ka kërkuar që Murati të mbahej në burg, pasi i është gjetur gjurma e gishtit tek armët.

Aq më tepër që Fatjon Murati ishte në kërkim ndërkombëtar që në 31 tetor 2015 për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Në prill 2016 Gjykata e Venecias urdhëroi arrestimin e tij për “Pjesëmarrjes në krime” dhe në korrik 2017, autoritetet gjyqësore të Padovas e raportuan për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Gjithashtu, Fatjon Muratit i është sekuestruar një pasuri me vlerë mbi 5 milionë euro.

Por Mingena Laska e la të lirë pasi shima e paguar nga krimi duket se ka qenë shumë e madhe.

Themi shumë e madhe, pasi Laskaj, nëse krimi nuk do të blejë edhe ILD-në e Artur Metanit dhe KLGJ-në, duhet të shkarkohet nga detyra.

Dhe zonja gjyqtare duhet ta ketë llogaritur pasojën kur ka liruar Muratin nga burgu.

Dhe jo vetëm kaq. Por, Migena Laska e ka bërë rrugë, pasi ka marrë edhe vendime të tjera në favor të krimit. Të jetë kjo një rastësi?