Një grua ka mbetur e vrarë, ndërsa pesë persona kanë të mbetur të plagosur, nga një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sonte në Tiranë.
Nga ngjarja ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe.
Ajo ka qenë duke shërbyer në lokal, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit. Shenjestra dyshohet se ka qenë pronari, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur pesë persona mes tyre një fëmijë.