Tragjike/ Makina përmbyset buzë përroit, humb jetën drejtuesi 18 vjeçar në Dibër

Aktualitet

Publikuar: 11/03/2023

Tragjike/ Makina përmbyset buzë përroit, humb jetën drejtuesi 18 vjeçar në Dibër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër, në fshatin Melan.

Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke u përmbysur pranë një përroi dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi 18 vjeçar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk ka arritur me shenja jete pranë spitalit rajonal të Peshkopisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.