Del VIDEO tjetër nga aksidenti te TEG-u: Klevis Ruçaj me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga mbikalimi

Aktualitet

Publikuar: 11/03/2023

Del VIDEO tjetër nga aksidenti te TEG-u: Klevis Ruçaj me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga mbikalimi

Del një tjetër video e aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj.

Kelvis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.

Siç shihet i riu i cili ishte në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rreth rrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Pari ra nga mbikalimi makina u përplas me një ‘Benz’, duke lënë të plagosur edhe tre anëtarë të një familje.