Armand Shkullaku me vilë 1 milionë euro. Ku i mori paratë? A është kjo arsyeja pse po mbron Tigrin dhe sulmon SPAK-un?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/03/2023

Armand Shkullaku me vilë 1 milionë euro. Ku i mori paratë? A është kjo arsyeja pse po mbron Tigrin dhe sulmon SPAK-un?

Gazetari Armand Shkullaku mori në mbrojtje mbrëmë simbolin e korrupsionit në Shqipëri, Arben Ahmetajn, duke sulmuar SPAK-un.

Edhe pse një gazetar i pavarur duhet të merret me faktet dhe provat, Shkullaku e konsideroi si akt politik kontrollin e BKH në vilat e Arben Ahmetajt, i cili nuk i ka deklaruar dhe që dyshohet se janë produkte korrupsioni. 

“Nëse kryeministri jep një shenjë se dikush duhet këputur, SPAK vihet në veprim. Edhe sikur SPAK të kishte të gjitha provat, pas deklarimit të kryeministrit, një prokuror do të thoshte prit pak, sa të kalojë ca kohë që të mos duket se jemi thjeshtë nën komandë të kryeministrit. Për mua është totalisht një veprim politik. Unë kam pasur bindjen se inceneratorët nuk është një vepër e një individi, por një aferë qeveritare”, tha Armand Shkullaku gjatë ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Po si ka mundësi që një gazetar opozitar i del në mbrojtje ish ministrit të pushtetit, i perceptuar si më i korruptuari?

Arben Ahmetaj ka vila në emër të grave në Rolling Hills në Tiranë, Green Coast në Palasë dhe Valamar në Gjirin e Lalzit.

Në Rolling Hills ka një vilë edhe Armand Shkullaku. Ndërsa 95 % të gazetarëve me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modes në Tiranë, në zona larg unazës së vogël, Shkullaku është pronar i një vile luksoze me vlerë rreth 1 milionë euro.

Para se të bëhej me vilë, Shkullaku, si gazetar, lëvizte në makinat luksoze të fushatës së Partisë Demokratike.

Ndoshta tek halli i Ahmetajt me drejtësinë, Shkullaku sheh edhe hallin e tij. Para se të flasë për korrupsionin si analist dhe gazetar, Shkullaku duhet të tregojë një ditë se me çfarë parash e siguroi vilën në Rolling Hills