Ligji anti-mafia, i cili zbatohet kryesisht nga SPAK, nuk po vepron në mënyrë të barabartë tek bosët e drogës dhe prostitucionit.
Nga Vlora në Tiranë veprojnë disa bosë droge, të dënuar apo të hetuar, të cilët kanë investuar paratë në hapje kompanish, resorte, hotele, pallate, makina luksoze, vila etj.
Bosët e njohur apo të panjohur të drogës, veprojnë prej vitesh të qetë, duke i shpëtuar veprimit të ligjit anti-mafia.
Edhe nëse ndonjë prokuror ka nisur hetimet para se të ngrihej SPAK, ata kanë arritur të mbyllin me lehtësi çështjet, duke i shpëtuar veprimit të ligjit.
-Pse nuk zbatohet ligji anti-mafia për sekusterimin e pasurive me vlerë dhjetëra apo qindra miliona euro të Fejzo Zeka, i dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane për trafik kokaine, i liruar nga gjyqtarët e korruptuar shqiptarë? Fejzo ka ngritur kompani, pallate, vila, resorte etj., një pasuri përrallore në emër të familjarëve të tij. Zeka është një shembull tipik i funksionimit të drejtësisë me dy standarde.
-Pse nuk zbatohet ligji anti-mafia për Lefter Lamajn nga Vlora, një nga bosët e prostitucionit dhe drogës në Piacenza të Italisë, i dënuar me 11 vite burg. Lamaj ka themeluar kompaninë e lavanderisë Devis Sh.p.k, të cilën në vitin 2008 ia shet nënës së fëmijëve të tij, Kristinka Leka. Nga viti 2016, kompania Devis ka pothuajse monopolin e tenderave publikë të lavanderisë së spitaleve në Shqipëri. Ka marrë 21 tendera me vlerë mbi 17 milionë USD në shëndetësi.
-Pse nuk zbatohet ligji anti-mafia për Xhevdet Troplinin (Poja), mikun e politikanëve, i arrestuar dhe dënuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar droge? Troplini ka ngritur biznese, ka përfituar edhe para publike dhe së fundmi është përfshirë në trafik vezësh me kompaninë Ovital.
-LIgji anti-mafia nuk po zbatohet as për Lul Morinën, me 3 dosje ndërtimesh pa leje në prokurori. Morina ka ngritur një perandori financiare pa burime të ligjshme, ndërsa ka indicia se kompanitë i ka ngritur me para trafiqesh.
-I ka shpëtuar veprimit të ligjit anti-mafia edhe ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar për trafik droge në Itali.
-Ligji anti-mafia nuk zbatohet as për Roland Ziun, përfitues i pasurive publike, i akuzuar publikisht nga PD-ja si trafikant ndërkombëtar droge.
-Fatmir Kajolli, mik i Fatmir Mediut, i dënuar me 22 vite burg në Itali si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve, ka shpëtuar miliona euro pasuri nga sekuestrimi.
-Mbetet e çuditshme se pse nuk është zbatuar ligji anti-mafia për pasuritë e Jurgen Mollës i arrestuar dhe dënuar për trafik droge. Molla ka ngritur komplekse pallatesh në Tiranë, ndërsa ndaj tij nuk vepron ligji anti-mafia.
-Edmond Stafa është një tjetër biznesmen, i cili vepron në Elbasan, i dënuar për trafik droge dhe mbi pasuritë e të cilit nuk ka vepruar ligji anti-mafia. OFL i dërgoi një formular Stafës, por aksioni i OFL ishte selektiv, pasi shmangu veprimin mbi politikanë dhe gjykatës që ishin subjekte të ligjit anti-mafia, pasi të afërmit e tyre ishin dënuar për trafik droge.
-Subjekte të ligjit anti-mafia janë edhe deputeti Fatmir Xhafaj dhe ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, pasi vëllezërit e tyre janë dënuar për trafik droge. Por, OFL-ja nuk ua dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë dhe prokuroria nuk zbaton ligjin anti-mafia ndaj tyre.
-Bledar Cafi, i dënuar për aktivitet kriminal, ka ngritur një pasuri me para të dyshimta, si hotele, restorante, komplekse, kompani peshkimi, lokale etj., në Shkodër. Një pjesë të pasurive i ka kaluar në emrin e bashkëshortes, ndërsa disa biznese i ka çrregjistruar, edhe pse në terren funksionojnë. Cafi ka arritur deri më sot t’i shpëtojë pasuritë nga sekuestrimi.
-Arben Xibri është një tjetër biznesmen, i arrestuar për trafik droge, për pasuritë e të cilit nuk është zbatuar ligji anti-mafia.
-Landi Lalaj nga Kuçi i Vlorës, i njohur edhe si Landi Bishaj, i dënuar për drogë, ka ngritur lokale dhe biznese, kur pret edhe politikanë të lartë. As OFL-ja dhe as ligji anti-mafia nuk veproi ndaj pasurive të Lalajt.