Vis Martinaj e çoi në hotel që në takim të parë, misi Deta Kokomani: Erdhi me BMW seria 7, vajzat i këshilloj të ndjekin ëndrrën  

Dosje rozë

Publikuar: 06/03/2023

Vis Martinaj e çoi në hotel që në takim të parë, misi Deta Kokomani: Erdhi me BMW seria 7, vajzat i këshilloj të ndjekin ëndrrën  

Dosja hetimore konfirmon se Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.

Pikërisht me profilin ‘King Simba’, Martinaj ka ‘gjuatur’ Miss Shqipërinë 2022, Deta Kokomanin.

Në dosje thuhet se Deta ka shpjeguar se me Martinajn është njohur në muajin janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social “Instagram”.

Visi dhe Deta janë takuar për herë të parë në 7 janar 2022, përpara hotel “Palace” në Durrës.

Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMW”, seria 7.

Bien në sy që, po atë ditë Vis Martinaj e ka çuar misin tek hoteli i tij “Arbëria Palace” në Fushë-Milot.

Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel “Palace” në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMW”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek “Arbëria Palace” në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”.

Njohja me Jeton Lamin

22 vjeçarja Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira.

Pasi ka parë shtëpinë, 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja.

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit.

Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sendiljen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt Hotelit Adriatik në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.

Visi dhe Deta kanë dalë të nesërmen në drekë nga hoteli. Ky ka qenë takimi i tyre i fundit.

Pasionet

Deta Kokomani ka pohuar në intervista televizive se ka pasion pianon, por jo profesionalisht.

“Nuk shihja një mundësi me pianon në Shqipëri”, ka pohuar ish missi, e cila po studion për farmaci.

Ajo ka pasur edhe një këshillë për vajzat: Ta ndjekin ëndërrën e tyre, pasi është një plus, as nuk i ul dhe as nuk u bën asgjë”.