Infermierët lajnë me zorrë uji të moshuarën e sëmurë që jetonte vetëm

Aktualitet

Publikuar: 06/03/2023

Infermierët lajnë me zorrë uji të moshuarën e sëmurë që jetonte vetëm

Në mediat greke dhe rrjetet sociale po qarkullon një foto nga qyteti Oropos, Greqi e cila ka shkaktuar bujë të madhe.

Në këtë foto, një grua mund të shihet e shtrirë në një batanije pa rrobat e saj ndërkohë që disa infermierë e lajnë me zorrë uji.

Ekipi i infermierëve të ambulancës bashkiake është thirrur për të marrë nga banesa një 70-vjeçare me probleme psikologjike. E moshuara ka qenë e braktisur dhe jetonte krejtësisht e vetme dhe e pafuqishme në banesën e saj në plazhin e Markopoulos. Por kur infermierët kanë shkuar në banesën e saj, e kanë zhveshur gruan e moshuar dhe e kanë larë me zorrë uji në oborrin e pallatit.

Fotoja ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi shumë njerëz e quajnë çnjerëzore diçka të tillë dhe këto praktika iu kujtojnë “Aushvicin” dhe torturat e vuajtura nga të burgosurit.

Sa i përket gruas së moshuar, ajo tani po trajtohet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që hetimet kanë nisur për infermierët.