Duhet të vuajë edhe 1 vit burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, arrestohet ish kryebashkiaku i Lushnjës! Do të kthehet në qeli

Politikë

Publikuar: 02/03/2023

Duhet të vuajë edhe 1 vit burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, arrestohet ish kryebashkiaku i Lushnjës! Do të kthehet në qeli

Ish kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është arrestuar sërsh këtë të enjte, pasi Apeli i GJKKO shtoi dënimin ndaj tij. Ai u lirua një muaj më parë, pasi kishte përfunduar periudhën e dënimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit dwnoi ditën e djeshme me 5 vite burg në total ish-kryebashkiakun Tushe. Prokuroria Speciale kishte ankimuar vendimin e lirimit në Gjykatën e Apelit dhe dje është vendosur që Tushe të dënohet me 5 vite burg. Për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ish-kryebashkiaku socialist do vuajë 3.4 vite burg. Me rikthimin sot në burg, Fatos Tushes do t’i duhet të qëndrojë në qeli edhe njw vit.

Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.