Emisioni aq i dashur për të gjithë fëmijët dhe të rriturit në TV Klan “Në Kurthin e Piter Pan”, financohet nga një kompani e famshme e trafikut të kokainës dhe shpërndarjes së drogës.
Bëhet fjalë për Bana Kingun e kompanisë së kokainës Zico, me pronar bosin e trafikut të drogës, që Trifon Muratajn, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që në 4 nëntor 2022.
Përpos emisionit ‘Shihemi në gjyq’ me zonjën Eni dhe emisione të tjera, distrubitori i madh i drogës, Trifon Murataj, financon edhe emisionin për fëmijë, një akt ky i paprecedentë që jep një mesazh negativ për shoqërinë shqiptare.
Një emision ku demostrohet bota e pastër dhe e pafajshme e fëmijëve, vlerat dhe endërrat e tyre, financohet nga një kompani kokaine, nga kokaina që merr jetë njerëzisht dhe që rrënon familjen.
Ndërkaq, Murataj, i cili gjithnjë pretendon se kokainën ia fusin fshehurazi në arkat me banane, u shpall në kërkim vetëm pas herës së katërt që në maunet e tij kapet kokainë.
Për trafikun e kokainës nga Bana King janë arrestuar mbi 25 vetë, ndërsa bosi Murataj lëviz i lirë nëpër Tiranë, me një kapele në kokë.
Prapaskena mëson se Murataj qëndron kryesisht tek kulla e Bashkim Ulajt pranë stadiumit, aty ku ka pasur zyrat Sali Berisha.
Murataj hyn dhe del i pashqetësuar tek kulla, pasi dyshohet se ka garanci policore se nuk do të arrestohet. Ka dyshime të forta se Trifon Murataj paguan segmente të policisë me qëllim që t’i shpëtojë arrestimit.
Murataj lëviz nëpër Tiranë me makina të ndryshme me xhama të zinj, por edhe në këmbë.
Murataj drejton trafikun e kokainës nga Tirana, ndërsa dyshohet se ka paguar që kompania Zico e trafiqeve të mos sekuestrohet.