Ferra&Co kompani e krijuar si biznes familjar që në vitin 1993 nga ish fuksi i sigurimit të shtetit Isuf Ferra është importuesi më i madh i sheqerit në Shqipëri, duke krijuar një monopol me mbi 75% të tregut.
Kompania bën import, paketim dhe shpërndarje të sheqerit, orizit, vajit dhe fasules në të gjithë Shqipërinë.
Si spiun i vjetër Isuf Ferra ka lidhjet e duhura dhe është dhe kryetar i shoqatës “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi”.
Përveç Ferra & Co, Isufi ka krijuar dhe Ferra Oil apo Ferra Distribution. Këtë të fundit Isufi ia ka lënë për administrim dhëndrit Krislen Keri, të birit të mashtruesit Pilo Keri, ish deputet i Partisë Socialiste për zonën e Beratit.
Pilo Keri, pronari i firmës famëkeqe “Pienvis” sh.p.k mban në kurriz skandale të rënda ku përfshihen edhe humbje jete njerëzish.
Skandali me pallatin e ndërtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti i vitit 2019 bëri bujë për muret prej “letre” që ndërtonte arkitekt Pilo, apo skandali i aksidentit fatkeq në Kavajë që mori jetën e dy fëmijëve në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë, ku Pilo kishte hequr trafikndarëset e autostradës me firmën “Pienvis” që kishte përfituar një tender 300 milionësh për mirëmbajtjen e rrugës, për të hapur kalimin në pikën e tij të karburantit.
Isuf Ferra dhe Pilo Keri kanë lidhur krushqi e biznes bashkë pasi martuan pinjollët.
Krislen Kerri ishte drejtor projektesh në Ministrinë e Transporteve dhe drejtor kabineti i ministrit Edmond Haxhinasto, ndërkohë që babai i tij Pilo merrte tendera me kompaninë famëkeqe Pienvis tek ministria ku drejtor ishte i biri. Ky rast korrupsioni nuk është ndëshkuar nga drejtēsia.
Krislen Kerin, dy xhambazët Isufi dhe Pilo, e çuan për disa vite drejtor të përgjithshëm të Aviacionit Civil ku bëri namin deri sa u “sistemua” bashkë me gruan në Abhu Dabi.
Për t’u emëruar në atë detyrë, pati zëra se Krislen Keri i dha 100 mijë euro ryshfet Damian Gjiknurit.
Të transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, si “punonjës” të veçantë tek Wizz Air Abu Dhabi, çifti Ferra-Keri gëzon paratë e vjedhura në dy dekada nga baballarët e tyre.
Si për ironi, një shkollë mban sot emrin Isuf Ferra dhe një shkollë tjetër është projektuar për të mbajtur emrin Pilo Keri. Vijon…