Pedagogia Luljeta Gjoni shet 200 euro 1 provim, pushime luksi me paratë e studentëve të Durrësit, mbledh zarfet dhe rikthehet në fund të semestrit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 24/02/2023

Pedagogia Luljeta Gjoni shet 200 euro 1 provim, pushime luksi me paratë e studentëve të Durrësit, mbledh zarfet dhe rikthehet në fund të semestrit

Sezoni i provimeve në shkurt dhe qershor, për disa nga disa pedagogë të fakulteteve në Shqipëri, është një sezon intensiv korrupsioni.

Luljeta Gjoni është pedagoge pranë Univesitetit Aleksandër Moisiu në Durrë, Fakulteti i Biznesit.

Semestrat mësimorë, zonja Gjoni i kalon kryesisht duke shëtitur nëpër Evropë dhe vende ekzotike.

Ajo paraqitet në fakultet më shumë për paradë mode dhe shpërndarje parfumesh, si dhe gjatë sezonit të provimeve, ku mbyll shitjen e provimeve.

Duke mos bërë pothuajse asnjë orë leksioni dhe seminar, Luljeta Gjoni ‘ngel’ në provim mbi 90 % të studentëve.

Më pas, studentët ‘ngelës’ i nënshtrohen skemës së korrupsionit banal dhe sistematik të Luljeta Gjonit.

Ata paraqiten një nga një në zyrën e Luljeta Gjonit, i vendosin nga një zarf në tavolinë me 200 deri në 300 euro, dhe kështu dalin nga dera e zyrë si ‘kalues’.

Hyjnë si ngelës me zarf në xhep dhe dalin si kalues pasi i japin zarfin Luljetës.

Këtë radhë, Luljeta është filmuar nga njëri prej studentëve.

Luljeta ka mbledhur zarfet dhe tashmë duhet të jetë nisur drejt Maldiveve. Vijon…