Kaos dhe zhurmë, opozita godet tavolinat në Kuvend

Aktualitet

Publikuar: 23/02/2023

Kaos dhe zhurmë, opozita godet tavolinat në Kuvend

Teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për projektligjin “për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës paralelisht vijuan avazin duke u rënë me grushte tavolinave.

“Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi ske çfarë i bën”, tha Spiropali.

Skenarë të tillë janë bërë normë tashmë për opozitën shqiptare, sidomos në seancat e fundit plenare. Ministrja Spiropali ironizoi veprimet e deputetëve të PD, ndërsa u kujtoi atyre kolegët e përjashtuar nga salla për kaosin e krijuar.