Sondazhi / Belind Këlliçi humbje katastrofike në Tiranë, nuk merr as gjysmën e votave që do marrë Erion Veliaj, shumë larg Halim Kosovës

Pa kategori

Publikuar: 18/02/2023

Sondazhi / Belind Këlliçi humbje katastrofike në Tiranë, nuk merr as gjysmën e votave që do marrë Erion Veliaj, shumë larg Halim Kosovës

Teksa na ndajnë edhe më pak se tre muaj nga zgjedhjet vendore, Kryebashkiaku Erion Veliaj, udhëheq bindshëm garën sipas të gjitha sondazheve, të cilat e nxjerrin fitues te padiskutueshëm të Tiranës për një mandat të tretë.

Sondazhi i fundit i publikuar nga Euronews e nxjerr Veliajn fitues të mandatit të tretë me 54.1%te votave.

Ndërkohë rivali i tij, kandidati i Foltores së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vetem 27.4% mbështetje, një minimum historik, shumë larg Halim Kosovës, i cili humbi me dinjitet.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në lidhje me popullaritetin e kandidatit të PS, Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë, 21.7% e kryeqytetasve kanë mendim shumë pozitiv dhe 38.4% kanë mendim pozitiv.

Nga ata që kanë mendim pozitiv për Veliajn, 91.2% janë votues të PS, por ajo qe bie ne sy eshte fakti se 17.8% votues të PD shprehin mendim pozitiv per Veliajn.