Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përplasur me deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend.
Ai kërkoi fjalën, por Felaj në këtë moment ia dha fjalën ministres Elisa Spiropali. Pas kësaj i dha fjalën Braçes, por ky i fundit u revoltua duke thënë se nuk dëshironte që të fliste më.
Pjesë nga debati:
Braçe: Jo, jo më fal!
Felaj: Jo më kot e pyeta zonjë Spiropali për çfarë e kërkonte fjalën. Momenti që foli për procedurë ishtë përpara jush. Nëse dëshironi merrni fjalën, nuk ka asgjë për t’u nervozuar nga askush.
Braçe: Faleminderit, nuk e dua më tani!