Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli është shprehur se gjuha në Kuvend ka filluar të keqpërdoret.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kodheli referuar opozitës theksoi se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Më tej ajo nënvizoi se gjuha e përdorur në Kuvend duhet të dënohet nga e gjithë shoqëria.
“Gjuha në Kuvend ka filluar shumë të keqpërdoret. Gjëja që jam e sigurt është se gjuha e rëndë sjell vetëm gjëra negative, dhuna sjell dhunë. Duhet të ndalojë mënyra e dhunshme e komunikimit.
Nuk është produktive për ata që na shohin. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Shantazhi është një formë e dëshpëruar. Ne nuk mund të vazhdojmë me shantazhe.
Kjo është mënyra më e paduhur për të komunikuar me njëri-tjetrin. Është e patolerushme që të flasim me një gjuhë shantazhuese. Kjo duhet të jetë e dënueshme nga gjithë shoqëria.”- theksoi ajo.