Sekuestrohet një apartament dhe një garazhd i ish-këshilltares së Ahmetajt, Alda Klosit

Aktualitet

Publikuar: 12/02/2023

Sekuestrohet një apartament dhe një garazhd i ish-këshilltares së Ahmetajt, Alda Klosit

Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e një apartamenti dhe një garazhdi të ish-zyrtares Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e 3 shkurtit nën akuzën për pastrim parash. Objektet ndodhen në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në kryeqytet.

Dyshohet se aprtamenti dhe garazhdi janë përfituar nga korrupsioni. Prokuoria po verifikon dhe pasuritë e tjera të ish-zyrtares.

Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Alda Klosi e ka shumëfishuar pasurinë e saj gjatë viteve të punës në administratë, duke shtuar apartamentet dhe disa prej tyre i ka deklaruar si të dhuruarar. Ajo nuk i kishte deklaruar në ILDKPKI as lekët e grabitura

Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.

Mbi ish zyrtaren e shtetit, Alda Klosi të rëndojnë disa vepra penale si: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”; dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares shuma të mëdha parash plus sendet me vlerë.