Përdhunohet 13-vjeçarja në Greqi, adoleshenti së bashku me një të moshuar e rrëmbejnë

Aktualitet

Publikuar: 11/02/2023

Përdhunohet 13-vjeçarja në Greqi, adoleshenti së bashku me një të moshuar e rrëmbejnë

Një rast përdhunimi është hetuar nga policia në Rodos, pas denoncimit të një 13-vjeçareje rome se një 17-vjeçar e ka rrëmbyer dhe përdhunuar së bashku me një të moshuar. Protothema shkruan se më datë 9 shkurt, e mitura ka dëshmuar në Nëndrejtorinë e Sigurisë Rodos, në prani të ekspertit psikolog se më datë 4 shkurt, rreth orës 22:00, teksa po shkonte në shtëpinë e gjyshes, e cila banon pranë nënës së saj.

Një person i panjohur të cilin ajo e kishte parë shumë pak herë deri atëherë, e kapi dhe e futi me forcë në një makinë që drejtohej nga një burrë i moshuar. Dy burrat, siç ka dëshmuar vajza, e kanë çuar në një shtëpi të panjohur ku të dy e kanë detyruar me dhunë dhe kërcënime për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, kundër dëshirës së saj. Policia ka identifikuar autorët të cilët janë njohur nga viktima. Ekzaminimi mjekoligjor zbuloi dhunimin e kryer.